Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, zotohet se ai nuk ia vë veshin fjalëve të Jose Mourinhos.

Deklarata e Wenger erdhi pasi Mourinho tha se disfata e Chelseat nga WBA erdhi pasi klubet si Arsenali i lejuan atë ta fitojë titullin me lehtësi.

“Nuk dëgjoj çfarë thonë njerëzit”, ka thënë Wenger para gazetarëve. I pyetur nëse kjo vlen për Mourinhon, francezi është përgjigjur: “Saktësisht”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: