Faqja Wikileaks ka publikuar më shumë se 20 mijë e-maile, që ajo thotë se ka vërtetuar që i përkasin fushatës së presidentit francez Emmanuel Macron.

Wikileaks thotë se ka konfirmuar vërtetësinë e 21 mijë e 75 emaileve, që ajo filloi të publikojë disa muaj më parë, në prag të zgjedhjeve presidenciale. Ajo ka publikuar gjithashtu pjesën e mbetur prej 50 mijë emailesh të tjera, duke thënë se po e bën këtë për qëllime “konteksti”, shkruan VOA.

Komisioni i fushatës zgjedhore të Francës njoftoi në muajin maj se “një sasi e konsiderueshme të dhënash,” një pjesë e të cilave ka mundësi të ishin të rreme, u ishin shpërndarë rrjeteve sociale pas një sulmi kibernetik ndaj fushatës presidenciale të kandidatit Macron.

Nxjerrja e emaileve erdhi 36 orë para balotazhit, ku zoti Macron mundi kandidaten e së djathtës Marine Le Pen.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb