Një ditë më parë bëri bujë lajmi se dyshja Hamilton-Serena Williams dëshironin të blinin aksionet e klubit të Chelsea, ky nuk është një thashethem por një ide konkrete të cilën e konfirmoi vete piloti britanik:

“Jam një fans i madh i sportit, futbolli është sporti më i rëndësishëm në botë. Chelsea është një nga klubet më të rëndësishme. E dëgjova këtë si rast dhe thashë me vete “Wow, është një okazion i shkëlqyer, do përpiqem ta bëj për vete”, u shpreh Hamilton duke shtuar:

Hamilton
Hamilton

“Unë jam një fans i futbollit, që fëmijë. Kam luajtur deri në adoleshencë, në ekipin e shkollës. Luaja në cepin e shtëpisë, isha i vetmi fëmijë me ngjyrë, më duhej të përshtatesha me pjesën tjetër dhe luaja futboll”, theksoi Hamilton duke konfirmuar në fund edhe zërat që flasin se së bashku me të është përfshirë në këto negociata edhe Serena Williams:

Chelsea
Chelsea

“Kemi folur shumë herë, kemi një raport shumë të ngushtë, ajo është një atlete dhe një grua fenomenale. Ajo më pyeti se çfarë mendoja për këtë, për blerjen e klubit të Chelsea, unë i thash se kisha dëshirë të përfshihesha, edhe ajo vendosi të njëjtën gjë”, u shpreh ndër të tjera Hamilton.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb