SHKUP-Media prestigjioze amerikane i ka kushtuar një shkrim Maqedonisë dhe raporteve që ka me vendet e tjera, konkretisht me Rusinë. Washington Post thotë se Maqedonia është vend i vogël me problem të madh me Rusinë.

Shkrimi i Washington Post:

Javëve të fundit, paradë e  zyrtarëve të lartë perëndimor kaloi nëpër Shkup, kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë, i cili është më i vogël se Merilendi dhe ka popullatë prej dy milion banorësh.

VIP-i më i ri, të hënën ishte sekretari i Mbrojtjes Xhim Matis, i cili Maqedoninë e quajti “partner i sigurt dhe kontribues i vlefshëm për paqen dhe sigurinë globale”. Pse kaq zhurmë? Më 30 shtator, qytetarët do të votojnë për atë a ta ndërrojnë emrin e vendit në Maqedoni të Veriut që t’i japin fund kontestit njëdekadësh me Greqinë fqinje dhe ta hapin rrugën për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO

Kjo zgjidhje, sërish, e ka prekur garën tjetër gjeopolitike mes Perëndimit dhe Rusisë, e cila bën gjithçka që të mund ta shkatërrojë marrëveshjen e Greqisë me Maqedoninë dhe me atë ta bllokojë zgjerimin e NATO-s. Ajo që lë përshtypje është dallimi në taktikë: Ndërkohë që demokratët perëndimorë u “vardisen” maqedonasve me pjesëmarrje dhe fjalime si ato të z. Matis dhe kancelares gjermane Angela Merkel, Rusia zbaton fushatë propaganduese të fshehur, i përmbyt mediat sociale me lajme të rrejshme dhe subvencionon ekstremistë lokalë të cilët organizojnë protesta. “Pa dyshim, (rusët) transferojnë para dhe ata, gjithashtu, zbatojnë fushata për ndikim më të gjerë”, tha Matis.

Operacioni i Moskës ngjan me ato që i zbatoi SHBA-ja, Britania e Madhe dhe demokratët e tjerë para zgjedhjeve të mëparshme. Karakteristikë kryesore janë profilet e rrejshme në mediat sociale të cilat përhapin informacione të gabuara dhe helmuese. “Nju-Jork Tajms” ka cituar diplomatët perëndimorë, duke thënë se dhjetëra të huaj të rinj paraqiten çdo ditë në Facebook, duke kërkuar bojkot të referendumit, ndërsa disa i këshillojnë njerëzit t’i djegin fletëvotimet e tyre. Ata shesin gënjeshtra për sulmet policore kundër kundërshtarëve për ndryshimin e emrit. Një aktivist nga shoqëria civile, deklaroi për “Tajms” se fotografia e këngëtarit të njohur, i cili është sulmuar në një incident shtëpiak, qarkullon nëpër rrjetet sociale me pohimin se është lënduar derisa ka qenë duke protestuar, njofton INA.

Vendosmëria e regjimit të Vladimir Putin ta shkatërrojë marrëveshjen e emrin, madje edhe në llogari të marrëdhënieve miqësore me Greqinë, është mësimore. Maqedonia nuk kufizohet me Rusinë, nuk është e rrethuar nga tre anët e vendeve anëtare të NATO-s. Ajo nuk paraqet kurrfarë kërcënimi për Rusinë, por inkuadrimi i saj në Lidhjen transatlantike dhe bashkësinë evropiane do të ndihmojë të stabilizohet këndi historik i tensionuar i Evropës. Fushata e Moskës për shkatërrim është edhe një përkujtim se Putin i shqyrton marrëdhëniet me Perëndimin në kushte të ashpra fitues-humbës: Ç’do përfitim i demokratëve, sado që të jetë i vogël, llogaritet si kërcënim me vdekje.

Tani për tani, duket se ankesat e hapura të Perëndimit do t’i zaptojnë mashtrimet ruse. Anketat tregojnë se propozimi do të kalojë në referendum, që Parlamentit të Maqedonisë do t’i japë bazë për miratim të ndryshimeve kushtetuese të nevojshme. Por, pa shikim të rrjedhës, një porosi nga Maqedonia është e qartë: Putin mbetet i prirur drejt shkatërrimit të Perëndimit dhe institucionet e tij gjithmonë kur dhe ku të mundet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: