Tifozët e Barcelonës kanë nisur të ëndërrojnë për gjera të mëdha, me Xavi në stol ekipi blaugrana po kthehet të jetë konkurrues dhe fitues. Projekti nuk ndalet këtu, përkundrazi ky është vetëm fillimi, pasi Laporta dhe drejtuesit e tjerë po projektojnë një plan gjigand. Në listën e dëshirave, për merkaton e verës, kanë përfunduar emra të mëdhenj, ndërsa vijon të mbetet e hapur pista Erling Haaland.

Për norvegjezin konkurrenca është shumë e madhe, në këtë pikë, Barcelona nuk ka ndërmend ti shpall luftë ekonomike ekipeve të tjetra, por sipas Mundo Deportivo: Xavi i ka dërguar një mesazh të qartë sulmuesit norvegjez, i ofron garanci sportive dhe një projekt fitues.

Mundo
Mundo

Gjithnjë sipas të përditshmes spanjolle, në listën e dëshirave është përfshire edhe Paulo Dybala, pasi argjentinasi në fund të sezonit largohet falas nga Juventus dhe është një okazion shumë joshës. Edhe për Dybala diskutimi mbetet i njëjtë, janë ti gatshëm ti ofrojnë gjithçka, përveç se të bëjnë çmenduri në aspektin financiar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb