SHKODËR

Kjo është makina ku u qëllua 46-vjeçari Ridvan Ramazani në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mushan të njësisë Dajç, në një kryqëzim, teksa makina me të cilën udhëtonte është qëlluar me breshëri pasi siç duket nga pamjet e siguruara nga gazetari Senad Nikshiqi për “BalkanWeb” duket xhamat e përparmë dhe të pasmë të bërë shoshë nga plumbat.

Po kështu trupi i viktimës ndodhet ende në makinë, dhe i rënë disi djathtas për shkak të plumbave. Policia e Shkodrës po bashkëpunon me atë të Lezhës për kapjen e autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: