Ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen nga drejtimi i degës së PD-së në Kamëz. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari i News 24, Osman Stafa.

Nga burimet mësohet se Mziu mund të kandidojë për deputet në zgjedhjet më të afërta parlamentare,
por nuk perjashtohen as vendoret, ky Mziu synon sërish postin e Kryebashkiakut.

Më herët kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së partisë edhe kryetari i PD-së në Korçë dhe Fier.

Kjo pasi sipas, udhëzimit të PD-së, çdo kryetar dhe sekretar dege që kërkon të garojë për deputet apo kryebashkiak, duhet të japë më parë dorëheqjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: