Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, ka deklaruar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit, se nuk do të dalë nga zyra sepse njeh dekretin e presidentit dhe se Rakip Suli, kandidati i PS-së, do të duhet të përballet me qytetarët e Kamzës. Mziu tha se nuk del nga zyra edhe sikur këtë ta kërkojë Lulzim Basha.

Ylli Rakipi: Çfarë do të bëni kur Rakip Suli të vijë në zyrën tuaj?

Xhelal Mziu: E ka të pamundur për të ardhur, sepse ka një dekret që zgjedhjet janë në 13 Tetor.

Ylli Rakipi: Rakip Suli vjen me 200 policë.

Xhelal Mziu: Kamza është më shuëm se sa 200 policë. Ka mbi 150 mijë banorë. Ne jemi në zbatim të dekretit, për të ruajtur zgjedhjet pluraliste. Nuk do të ketë asnjë person që të shkojë në një bashki, që ka marrë vetëm 6% vota.

Ylli Rakipi: Nëse Rakipi shfaqet atje, ju do ta pengoni?

Xhelal Mziu: Rolin e kryetarit të Bashkisë nuk mund ta luajë.

Ylli Rakipi: Po sikur të vijnë njerëz të BE-së dhe SHBA-së?

Xhelal Mziu: Besoj edhe ata e kanë parë farsën elektorale. Mjafton të shohësh raportin e OSBE/ODHIR. Përfaqësuesit e Këshillit të Evropës për herë të parë nuk monitorjnë zgjedhjet.

Ylli Rakipi: Po sikur të thotë Basha, Xhelal tërhiqu?

Xhelal Mziu: Unë apo kolegët e mi nuk jemi të lidhur me karrigën. Ne zbatojmë ligjin. Vetëm ligji më kthen pas. As vendime politike të cilat janë në shkelje të ligjit.

Ylli Rakipi: Pra, edhe me një urdher të Bashës, ti nuk do dalësh nga zyra?

Xhelal Mziu: Po, nuk dal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb