TIRANE
Dita e sotme për familjen e Besit dhe Xhensilës është shumë e veçantë, pasi Aktori i njohur i humorit feston 33-vjetorin e lindjes. Këtë vit ai ndihet më i plotësuar se kurrë më parë.
Këngëtarja e njohur dhe mami i Ajkës njëherësh, ka zgjedhur disa fjalë zemre për t’ja bërë edhe më të bukur ditën sot, partnerit të saj. Por Xhensila mes rreshtave në urimin e saj ka edhe një kërkesë për bashkëshortin. Ajo i kërkon që të jetë gjithmonë pranë vajzave të shtëpisë.
“Çfarë jam pa ty? Asgjë. Në të mire dhe në të keq ti gjithmonë je krah meje. Në çdo frymëmarrje, në çdo hap të jetës time, dhe në çdo moment që do jetoj, dua ta jetoj me ty përgjithmonë. Kjo ditëlindje është magjike për në. 33 vite jetë, 33 vite buzëqeshje, shpresë, mirësi, besnikëri për këdo që ka qenë pranë teje. Ky 33 vjetor të gjeti më të plotësuar se kurrë më pare, ashtu siç e kishe imagjinuar veten që në vogëli. E gjitha çka uroj për ty është shëndet, unë do përpiqem ta bëj jetën tënde sa më të qetë dhe të bukur, ashtu siç ti gëzon ditët tona. Të lutem qëndro me ne pak më shumë, me ne gocat që kur të kaloj dhe pak kohë, do zihemi se kush të ka dhe kush të do më shumë”- shkruan Xhensila në urimin e saj për ditëlindjen e Besit.
(BalkanWeb)