Sergej Milinkovic-Savic pritet të mbush arkat e Lazio-s. Mesfushori serb është një nga zbulimet më të rëndësishme të Igli Tares, por tani ka ardhur koha për ta shitur.

Disa ditë më parë, Igli Tare fluturojë personalisht në Londër për të dëgjuar nga afër ofertën e Chelsea. Blutë duken ekipi më i interesuar për të siguruar shërbimet e Milinkovic-Savic por në këtë garë nuk janë vetëm pasi për të interesohet edhe Man.United.

Savic
Savic

Largimi i Pogba ka lënë një gropë të madhe të “djajtë e kuq”, Milikovic-Savic do të ishte lojtari ideal për të marrë vendin e tij në “Old Traford”. Tare pritet të përfitojë nga shitja e mesfushorit serb afro 60 milionë euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb