TIRANË- Avokatët e 2 prej të akuzuarve për rekrutimin e xhihadistëve kanë apeluar sot vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Mësohet se Apelimi është bërë nga Orion Reçi i dënuar me 13 vite burg dhe Gerti Pashja i dënuar me 17 vite burg.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 126 vjet burg 9 personat e akuzuar se kanë rekrutuar luftëtarë për ISIS-in në Shqipëri. Kështu, sipas vendimit të Gjykatës, Bujar Hysa dhe Genci Balla, dy imamët e vetëshpallur janë dënuar me 18 dhe 17 vjet burg.

Gjithashtu, Gjykata ka dënuar me 17 vjet burg edhe Gerti Pashën, ndërsa me 16 vjet burg Zeqir Ymerin. Orion Reçi dhe Verdi Morava janë dënuar me nga 13 vjet burg, po aq sa edhe Edmond Balla. Ndërsa Fadil Muslimani ka marrë 12 vjet burg dhe Astrit Tola 7 vjet burgim.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: