Militani i Shtetit Islamik Amar Hussein thotë se ai lexon Kuranin gjithë ditën në qelinë e tij të vogël për t’u bërë një person më i mirë. Ai po ashtu ka rrëfyer se ka përdhunuar më shumë se 200 gra nga minoritetet e Irakut, dhe tregon pak keqardhje, shkruan Reuters.

Amar Hussein 1

Hussein i arrestuar nga forcat e sigurisë ka pranuar vrasjen e qindra njerëzve dhe përdhunimin e ‘më shumë se 200 femrave’.

Ai gjithashtu ka treguar se si ka vrarë rreth 500 viktima, me heqje koke dhe pushkatim.
Pavarësisht krimeve të tij të tmerrshme, Amar duket të mos jetë penduar, duke thënë se veprimet e tij konsiderohen ‘normale’ në mesin e grupit terrorist.

21-vjeçari ka treguar se si ai dhe luftëtarët e tjerë i kanë dërguar viktimat e tyre në shkretëtirë, ku edhe i kanë vrarë, raporton Express.

“Shtatë, tetë ose 10 herë. 30 ose 40 njerëz. I dërgonim në shkretëtirë dhe i vrisnim”, tha ai, sipas AhlulBayt News Agency.

“I ulnim në gjunjë, u mbyllnim sytë dhe i qëllonim me plumb në kokë”, vazhdon rrëfimi i tij.

Thekson se si 14 vjeç i ishte bashkuar Al-Kaidës, derisa thekson se në qelinë e tij aktualisht po lexon Kuran për ‘që të bëhet njeri më i mirë’.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: