E ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte aktorja e njohur Eva Alikaj, e cila ndër të tjera foli edhe për marrëdhënien që ajo ka me djalin e saj.
Eva rrëfeu se është ndarë nga ish-bashkëshorti austriak kur djali i saj Xhino ka qenë 4 vjeç.

Ajo kujtoi se periudha pas ndarjes ka qenë jo fort e lehtë, pasi ishte një grua e vetme, me një fëmijë të vogël, në një kohë kur as gjuhën nuk e dinte mirë.

“Xhino është dashuria dhe dhimbja ime”, tha Eva, teksa shtoi, “Nuk e kam përkëdhelur aq sa duhet. Isha dhe burrë dhe grua. Xhino ishte shumë i talentuar dhe kur je në muzikë klasike duhet përkushtim. Unë nuk kisha shumë durim, për shkak të ngarkesës në punë, që t’i ofroja atij qetësinë që i duhej”.

Aktorja e njohur tregoi se me rritjen e djalit është marrë vet, pasi babai i Xhinos nuk ka qenë prezent në jetën e tij.
Sot Eva dhe i biri kanë një marrëdhënie të ngushtë dhe ata ia kanë dalë pavarësisht të gjitha vështirësive, “Jemi si motër e vëlla”.

Një moment shumë i bukur në studio ishte kur Eva Alikaj mori një videomesazh nga i biri në gjuhën shqipe, i cili i shprehu publikisht mirënjohjen për çdo gjë që aktorja ka sakrifikuar për të.

Eva me shumë krenari tregoi se i biri është një djalë i përkushtuar dhe i dashur jo vetëm me të por edhe me prindërit e saj. Ajo zbuloi se tashmë Xhino është i dashuruar me një vajzë italo-zvicerane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: