TIRANË

Ish-deputetja e LSI-së Erisa Xhixho ka zhvilluar një takim me bazën në njësinë 3 tek “Kodra e Priftit”, nga ku thotë se vijon procesi i përgatitjes për zgjedhjet e strukturave.

Xhixho shprehet se LSI mbështet hapjen e listave 100% për zgjedhjet e 25 prillit që qytetarët të vendosin vet kush do i përfaqësojë në Parlamentin e ardhshëm.

“Në njësinë bashkiake nr.3 tek Kodra Priftit vazhdon procesi i përgatitjes për zgjedhjet e strukturave të LSI.
Parimi “një anëtar një votë” i zbatuar që prej themelimit në LSI për zgjedhjen e strukturave të saj është një qasje tek e cila ne besojmë fort, ku çdo anëtar të jetë pjesë e vendimmarrjes dhe kjo t’i shërbejë konsolidimit të demokracisë brenda partisë.
Prandaj ne mbështesim hapjen e listave 100% për zgjedhjet e 25 prillit, ku qytetarët të vendosin vet kush do i përfaqësojë në Parlamentin e ardhshëm.
Unë besoj te forca e qytetarëve që nëpërmjet votës mund të sjellin ndryshimin që kërkon vendi. ??”, shkruan Xhixho.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb