Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në emisionin “Dritare nga Rudina” në “News 24” u shpreh se ajo që ndodhi në Paris ishte një tragjedi e madhe për njerëzimin.

Xhufi u shpreh se Katedralja e Notre Dame bashkon njerëzit e racave dhe feve të ndryshme e nga kjo pikëpamje, ajo që ndodhi, ishte tragjedi për mbarë njerëzimin.

“Padyshim që ishte një tragjedi e madhe për mbarë njerëzimin. Katedralja e Notre Dame bashkon njerëzit e racave të ndryshme, të feve të ndryshme.

Ishte një tragjedi për mbarë njerëzimin. Katedralja unë di se është ndërtuar mbi një tempull pagan, pastaj ka historinë e revolucionit francez, ka histori”, tha Xhufi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb