Nga AURORA KOROMANI*

ELBASAN – Lënda e parë organike e cila dyshohet se vinte nga Bolivia përziehej me disa acide të ndryshme deri në momentin final që kokaina bëhej gati për tregun vendas dhe atë të huaj.

Nxjerrja e ekstraktit të kokainës ka kaluar në disa procese. Së pari, është bërë përzieja e lëndës organike me açeton, me acid klorhidrik dhe acid sulfurik. Ekspertët, që mendohet se kanë qenë dy kolumbianët, sipas formulës së përllogaritur kanë përzier masat e acidit dhe lëndës organike brenda fuçive të mëdha, ku edhe acidi, edhe lënda organike janë hedhur me masë të përllogaritur. Më pas e gjithë përzierja është hedhur në sitën e parë.

Masa që është përftuar nga sitja e parë përzihet me një acid tjetër, ose siç quhet ndryshe me amoniak dhe kjo përzierje e gjithë kalon në procesin e dytë të sitjes. Më pas, masa që përftohet nga sitja e dytë kalon tek procesi i “bagno maria” dhe pikërisht në këtë proces bëhet ngrohja e masës dhe avullimi i saj për të përftuar masën e kokainës. E gjithë kjo masë, kalon në një proces të tretë sitjeje dhe në fund masa e përftuar kalon tek tavolina metalike, e cila nuk ndikohet nga acidet. në këtë tavolinë, bëhet matja e aciditetit dhe masa e PH e kokainës së përftuar. Pasi është përftuar masa e kokainës, kalohet në fazën tjetër, që është faza e presimit dhe pjekjes së masës.

Pasi është përfituar kokaina nga procesi i sitjes dhe avullimit, e gjithë masa kalon tek presa, ku kokaina presohet në mënyrë të ngjeshur dhe në formë kallëpi. Pas kësaj, kallëpi kalon tek mikrovala dhe pasi lihet pak minuta aty, sa parashikohet nga specialistët, kallëpi kalon tek llampat e pjekjes, ku pas kësaj e gjithë masa kalon në tavolinë dhe me peshore bëhet peshimi i saj dhe pas kësaj është gati për të dalë në treg. Ekspertët gjermanë të cilët ditën e shtunë kanë vizituar ambientet e laboratorit të kokainës kanë dyshime se laboratori nuk ka më shumë se një muaj që është ngritur. Ekspertët gjermanë panë drurët të cilat janë montuar me sistemin e sitave dhe thanë se drurët janë të rinj dhe se tek ata nuk ka mbetje, që do të thotë se janë montuar tani vonë, sepse nëse do kishin kohë që do ishin montuar, drurët do kishin mbetje.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb