Në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte i ftuar këngëtari i njohur i muzikës popullore Ylli Baka.

Programi nisi me një këngë të improvizuar nga Ylli Baka për programin “Dola te Ola”, duke krijuar një atmosferë shumë të bukur në studio.

Ylli është shumë aktiv në muzikë dhe vazhdimisht vjen pranë publikut me projekte të reja muzikore, të cilat mbartin edhe mesazhe të vlefshme për shoqërinë. Së fundmi ai ka publikuar këngën “Do të bëhet Shqipëria”, një këngë shumë e bukur, ku këngëtari ka punuar vetë për tekstin dhe muzikën në bashkëpunim me Gramoz Kozelin e Edi Balilin. Ylli tha se kjo këngë është një mesazh për të gjithë shqiptarët, teksa vetë u shpreh shumë optimist se “Shqipëria do të bëhet”.

Ylli Baka këndoi këngën e sapopublikuar në studion e “Dola te Ola” së bashku me vëllezërit korçarë, duke dhuruar emocione të jashtëzakonshme.

Ylli Baka dhe vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti, zbuluan gjatë programit se së shpejti ata do të vijnë pranë publikut me një projekt të përbashkët muzikor. Tematika e këngës që do të sjellin është një nga problemet më të mëdha shoqërore, teksa treguan se pjesë e vëllezërve korçarë është gjetur, ndërkohë pjesa e Ylli Bakës nuk ka mbaruar ende. Na mbetet vetëm të presim, pasi suksesi i bashkëpunimit mes tyre është i padiskutueshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb