Pas dënimit të këngëtarit amerikan R. Kelly me 30 vjet burg, akuzuar për krim të organizuar, abuzim seksual dhe trafikim, janë shtuar masat e sigurisë ndaj tij, pasi autoritet dyshojnë se mund të kryejë vetëvrasje.

Vendimi është marrë pas konstatimit të psikologëve, të cilët kanë dëshmuar pas seancave me këngëtarin se kanë vërejtur në sjelljen e tij shenja se mund të vetëvritet. Ky vendim i psikologëve është kundërshtuar nga avokati i R. Kelly-it, i cili ka siguruar autoritetet britanike se nuk ka asnjë përpjekje apo qëllim të tillë nga klienti i tij dhe se dyfishimi i masave të sigurisë është i panevojshëm.

Nga ana tjetër, buja mediatike që ka shoqëruar arrestimin e tij, ka bërë që së fundmi YouTube të heqë kanalet e këngëtarit R&B nga platforma, duke mbyllur kështu kanalet “RKellyTV” dhe RKellyVevo”, të cilat numërojnë një numër të madh subscribe-s. Në këtë mënyrë, këngëtari nuk do të jetë më në gjendje të krijojë ose zotërojë ndonjë kanal tjetër në YouTube.

Sipas mediave, të gjitha këngët e tij do të jenë të ngarkuara në “YouTubeMusic”, shërbimi i transmetimit audio në You Tube dhe gjithashtu, nuk do të hiqen as video e këngëve të ngarkuara nga përdoruesit e tjerë të platformës muzikore. Ende nuk është bëtë me dije nëse Spotify, Apple dhe Amazon do të ndërmarrin veprime të ngjashme për ndalimin e këngëve të R. Kelly-it në platformat e tyre.

Muzika e 54-vjeçarit është ndaluar pjesërisht edhe në radio, por ende vijon të qarkullojë në disa media të tjera. Hiti i tij i suksesshëm “I Believe I Can Fly” ka shoqëruar prej vitesh ceremonitë e diplomimit të studentëve në mbarë botën.

Për arrestimin e tij dhe për akuzat që rendojnë mbi të ka reaguar edhe ish-bashkëshortja e reperit, Drea Kelly, e cila është shprehur përgjatë një interviste se gjendet në pozitë tejet të vështirë për shkak të fëmijëve të saj. Edhe pse ajo i ka dhënë fund martesës me artistin dhe është distancuar prej tij, fëmijët e saj nuk mund të largohen nga babai i tyre dhe as nuk mund të shpëtojnë dot nga kjo situatë.

“Është shumë e vështirë për mua. Në fund të ditës, ju nuk mund të largoheni nga linja juaj e gjakut. Unë kam aftësinë të ndahem dhe të distancohem prej tij, por gjaku i tij kalon nëpër venat e fëmijëve të mi dhe është pjesë e ADN-së së tyre dhe ata nuk mund t’i shpëtojnë asaj edhe nëse duan. Kështu që është shumë e vështirë për mua të jem në këtë pozitë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: