Ozzy Osbourne dhe gruaja e tij kanë folur shumë herë për shëndetin e rëndë të yllit të muzikës heavy metal.

74-vjeçari njoftoi në fillim të shkurtit se do të tërhiqej nga turneu për t’u fokusuar në shëndetin e tij. Në një intervistë të fundit ai kishte thënë se do të donte të bënte sërish turne nëse ia lejonte shëndeti, por nuk mundet. “Nuk e keni idenë, ndihem sikur jam në një garë për goditje prapanicash”, tha ai.

Në njëzet e katër orët e fundit, “princi i errësirës” është parë duke ecur në rrugë, i ndihmuar nga një bastun, pasi një nga problemet me të cilat përballet është sëmundja e Parkinsonit.

Pamjet e Osborne duke përshëndetur paparacët teksa mbahej mbi një bastun kanë bërë xhiron e internetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb