Ylli i “Real Housewives of Beverly Hills”, Kyle Richards ngarkoi një foto në dhjetor 2023 me Rihannën duke marrë komente pafund. Tani, ajo ka treguar se si janë takuar në një dyqan në Aspen të Kolorados dhe këshillat e vlefshme që ka marrë atë ditë.

Duke folur në episodin më të fundit të ‘Let’s Talk Off Camera të SiriusXM’ me Kelly Ripa-n, ajo tregoi:

“[Dyqani] ishte mbyllur për të sepse ishte ora 9:30 e natës dhe unë mendova: “Oh, mirë, a do t’i tregosh se e di që ajo është një fanse e shfaqjes? Sepse ajo ndaloi vajzën time një herë dhe e preku vajzën time në shpatull dhe më tha, ‘Dua vetëm që ta dini se unë jam e fiksuar pas jush dhe familjes suaj dhe ju dua shumë djema.’ Dhe vajza ime filloi të qajë”, u shpreh ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pasi mësoi se Rihanna ishte lart, Kyle kërkoi ta takonte.

“Ajo ishte kaq e ëmbël dhe më dha të gjitha llojet e këshillave të mahnitshme për martesën time, gratë dhe mënyrën se si po i trajtojmë gjërat”, tha ajo në podcast, duke ndarë edhe një këshillë prekëse që i dha Rihanna.

“‘Ajo tha: ‘Herën tjetër që një nga këto gra do të dojë të dijë të gjitha detajet e intimitetit të martesës tënde, thuaju ‘Pse duhet t’ju jap projketin e shtëpisë sime kur unë e kam rinovuar tashmë?’

Unë thashë: ‘Kjo grua është kaq e zgjuar. Ajo është një grua e tillë.’ Ajo ishte jashtëzakonisht mbështetëse dhe e ëmbël dhe thjesht një person kaq i bukur brenda dhe jashtë”, shtoi ylli i reality TV.

Kyle dhe bashkëshorti Mauricio Umansky pranuan publikisht ndarjen e tyre në shtator 2023, pas muajsh lajmesh e spekulimesh në media.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: