Goli i shënuar kundër Inter brenda në “San Siro” vetëm sa shton zërat mbi të ardhmen e Kristjan Asllanit pasi talenti i tij as që vihet më në dyshim. Asllani, për një pjesë të madhe të analistëve dhe ekspertëve në Serie A, konsiderohet si një nga talentet më premtues.

Për momentin sipas mediave italiane, në garë për të siguruar shërbimet e talentin kuqezi janë jo pak për tre ekipeve të mëdha, Inter, Napoli dhe Roma. Empoli do ta ketë shumë të vështirë ti bëjë ballë ofertave në verë, por nuk pranojnë të futen në negociata me asnjë klub pa u paraqitur fillimisht me 12 milionë euro në tavolinë, kjo është shuma minimale që toskanët pretendojnë.

Asllani
Asllani

Nuk përjashtohet as fakti që Empoli ta mbajnë në skuadër edhe për një tjetër vit me shpresën që vlera e tij e kartonit të rritet akoma më shumë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb