Baton Zabërgja, lojtari i Dinamos dha mendimin e tij pas barazimit pa gola me Kukësin.

“Jam pak i mërzitur nga goli i anuluar, pasi dëshira ishte që të dilnim me tri pikë nga Kukësi. Besoj se e kemi dominuar kundërshtarin dhe na mungoi vetëm fati në këtë takim. Në të gjitha aspektet ishim më mirë se Kukësi.

Keq më vjen për golin e anuluar, pasi  do të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes nëse do të quhej i rregullt. Jam i bindur se po të konsiderohej i rregullt ai gol do të dilnim me tri pikë, por edhe terreni ndikoi se rrezikonte shumë.

Detyra është që të japim maksimumin ndeshje pas ndeshje. Ndoshta ndryshon forma, por kërkohet maksimumi në çdo takim.

Çfarë ka ndryshuar?

Mbase filozofia e trajnerit të ri që po aplikon dhe ne po i përshtatemi shumë mirë, Është detyra jonë që cilido qoftë trajneri ti përshtatemi filozofisë. Por me profesor Dritanin e kemi kapur shumë shpejht se çfarë kërkon ai nga ne dhe për këtë arsye kemi zhvilluar ndeshje të mira në javët e fundit.

Kartonët

Ndoshta detyrat difensive që kemi edhe ne si sulmues, herë pas here na bën që të kryejmë ndonjë ndërhyrje për ndëshkim. Arbitrat janë të tillë dhe ne duhet t’u përshtatemi edhe atyre. Gjithmonë duhet të kemi kujdes” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: