Legjenda e njohur, Javier Zanetti ka folur për çështje të ndryshme, në një intervistë të dhënë për Planetwin365.news. Zanetti, nuk la pa përmendur “Topin e Artë” dhe hyrjen e fuqishme në merkato te skuadrave arabe.

“Trajneri më i mirë në botë për mua është Guardiola. Arriti të fitonte tripletën pavarësisht një finaleje Championsi ku Simone Inzaghi u tregua shumë i mirë në nivel taktik. Pas tij vjen Carlo Ancelotti, gjithmonë shumë i mençur, i qetë dhe autor i një pune me shumë vlera. Në fund është Spalletti për atë që arriti të bënte me Napolin.”

TOPI I ARTË- “Për mua e meriton Lionel Messi. Ai arriti të realizonte ëndrën e tij duke fituar Kupën e Botës dhe e bëri këtë gjë si një protagonist i vërtetë. Për mua ai është prej kohësh lojtar më i mirë në botë.”

ARABIA SAUDITE- “Me transferimin e Ronaldos, u zgjua një efekt domino. Kanë filluar të investojnë shumë duke piketuar lojtarë jo vetëm në Itali, por edhe në Premier League dhe në futbollin spanjoll.

Duan të marrin në kampionatin e tyre lojtarë që ndihmojnë në rritjen e projektit që kanë nisur. Nuk e di nëse do të përfaqësojë antagonistin e futbollit europian, por në nivelin ekonomik ka shumë diferencë. Për momentin të konkurrosh me këtë realitet është shumë e vështirë” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: