TIRANE

 

Kur prej disa ditësh ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave në plazhe, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ata që thyejnë ligjin.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë shqiptare pohoi se kush sfidon shtetin do të përballet me Policinë e Shtetit.

“Zaptuesit e plazheve po përballen kudo me Policinë e Shtetit, por Ligji i Ri për vijën bregdetare do të sigurojë që ata të mos guxojnë ta sfidojnë më qytetarin dhe shtetin??”, shkruan Rama.

Kujtojmë se sot u vunë në dispozicion të pushuesve rreth 4500 m2 plazh, pronë publike, të zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga 6 subjekte në Velipojë dhe Shëngjin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: