Sherri mes Hoze Murinjos dhe mjekes së ekipit të tij, Eva Carneiro tashmë ka goditur titujt e lajmeve botërore. E gjitha nisi kur Murinjo u acarua me mjeken, pasi ajo hyri në fushën e lojës për të mjekuar Eden Hazard në ndeshjen kundër Stoke Siti, e cila përfundoi 2 me 2.

Murinjo u acarua aq shumë, sa shpërtheu në të shara. Sky Sport ka zbardhur çfarë i ka thënë Murinjo në ato momente, dhe siç mund ta gjykoni edhe vetë, nuk janë aspak fjalë prej zotërie. Kjo është zbuluar nga një lexues buzësh, i cili zbulon se Murinjo e ka fyer rëndë Evan.
“Hej, hej! Dil nga fusha tani. Ta dhj**** racën”, i ka thënë Murinjo mjekes së vet. dhe tashmë e ka përjashtuar nga ekipi mjeken, që ka shkaktuar zemërim tek tifozët.

Murinjo ka konfirmuar se doktoresha, Eva Carnerio dhe fizioterapisti, Jon Fearn nuk do të jenë në stolin e klubit për ndeshjen kundër Manchester Cityt.

Portugezi ka insistuar se këto mospajtime janë shumë të shëndetshme për klubin. Ai pa ndeshjes kundër Swanseas kishte thënë se doktorët e tij janë shumë naivë dhe nuk e kuptojnë aspak lojën e futbollit.

“Nuk dua të iki nga incidenti, e pranoj çështjen dhe e kuptoj. Para së gjithash mund t’iu them se kam një staf mjekësor të mrekullueshëm, me doktor shumë të mirë, kam marrëdhënie shumë të mira me ta, ata asnjëherë në të kaluarën nuk janë çmuar sa duhet. Ata e dinë që unë nuk i harroj dhe i çmoj. Kemi mospajtime në këtë kohë, por kemi nevojë për mospajtime që të përmirësohemi. Ne punojmë së bashku” është shprehur Mourinho në konferencë për media, raporton Goal.com.

Chelsea të shtunën do të luaj kundër Manchester Cityt, derbin e xhiros së dytë në Premier Ligë, me fillim nga ora 17:00.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: