Autoritetet italiane kanë përmbyllur operacionin e koduar “Van Damme”, në kuadër të të cilit u arrestuan tre shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë, të akuzuar për terrorizëm.

Mediat italiane kane publikuar një prej bisedave të shkëmbyera me e-mail, ku njëri prej të arrestuarve shprehej se do të shkonte të Lavderim Muhaxheri, për të luftuar përkrah ISIS.

“Do të shkoj tek Lavdërimi nëse Allahu do. Jam i trishtuar pasi shoh se është shumë keq dhe Allahu e mbron sepse ai është shpirti i Sharias. Allahu është i madh” – shprehet ai. Arrestimet u kryen një ditë më parë, ndërsa personi qe konsiderohej truri i grupit terrorist ra në pranga në Han të Elezit.

Ja biseda e përgjuar
­Do të shkoj te Lavdrimi nesër (Muhaxheri) nëse Allahu do, pasi jam i trishtuar e shoh se ai ndihet keq e Allahu ta mbroje se ai është shpirti i Sheriatit.
­ Allahu është i madh
­ Bëji të fala nga unë, mos harro
­ Do t’i bëj vëlla, të fala ke dhe ti..
­Se Allahu do e ti je i mirë vetëm për në front, hajde këtu për Bajram e të shkojmë në parajsë, do të kënaqemi vëlla, hajde nëse Allahu do.”

Biseda e përgjuar pas sulmeve në Francë
“Zoti shkatërroftë Francën, o Zot, që deri dje avionët e saj nuk kanë lëshuar mbi Siri karamele”
“Allahu është i madh, se Zoti do nesër 1500 të tjerë”
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb