Ish ministri Kadri Hazbiu është përplasur ashpër me gruan e ish-kryeministrit Mehmet Shehu në gjyqin e vitit 1983.

Në procesverbalin e zbardhur nga Dita, Hazbiu i kërkon Fiqiretit të pranojë që Mehmet Shehu e urrente.

Kadriu: A janë të vërteta ato shpjegime që ke dhënë në proces për sa i përket vajtjes sime më 17 dhjetor të vitit 1981 në shtëpinë e tradhtarit Mehmet Shehu? A janë të vërteta?
Fiqreti:- I thashë edhe këtu, janë të vërteta.
Kadriu:- Aa, janë të vërteta! Në vijim të kësaj desha të bëj një pyetje: Nga ç’portë erdha unë?

Fiqreti:- Nuk e di se nga ç’portë erdhi…
Kadriu:- Nuk e patë nga ç’portë erdha unë?. Se korridori…, tani kupton, është kryqëzimi i dy dyerve. Nga ç’portë erdha?
Fiqreti:- Nga ç’portë hyri!?. Ku e di unë!.  Shtëpia jonë kishte dy hyrje. Ishte hyrja kryesore, ishte hyrja…..

Kadriu:- Më falni, edhe një herë insistoj në këtë që ju të shpjegoheni se nga ç’portë erdha? Sa porta ka shtëpia juaj për të hyrë!? Nga ç’portë erdha unë. Të lutem shumë, e shpjegoni këtë?
Ndërhyn trupi gjykues:- E ke të qartë nga hyri?
Fiqreti:- Jo nuk e kam…

Kadriu:  (vazhdon me ato që ka deklaruar gruaja e Mehmet Shehut në procesverbalin e marrjes në pyetje): – A kishte urrejtje Mehmet Shehu atë natë siç thoni në procesverbal ju… Qëndroni në këtë?
Fiqreti:- Po.

Kadriu:- Kishte urrejtje? Thoshte ‘A Kadri ç’më bëre!”?.  E konsideroni ju urrejtje ndaj meje këtë?
Fiqreti:- Unë kam thënë…
Kadriu:- Po, ose jo, nuk më duhen mua hollësira.
Fiqreti:- Ka thënë o Kadri Hazbiu, si Judë u solle ndaj meje!

Kadriu:- Domethënë, ai kishte një urrejtje ndaj meje  në këtë….

Fiqreti:- Mehmet Shehu ishte i mërzitur ndaj qëndrimit tënd me dy faqe.. Nga një anë sulmoje Mehmet Shehun, nga ana tjetër i solle përgjigjen e agjenturës sovjetike natën e 17-ës. Qe një qëndrim i dyfishtë.

Fiqirete Shehu
Fiqirete Shehu

Kadriu:- Mu përgjigj pyetjes sime!
Fiqreti:- Ja, përgjigja është kjo…
Kadriu:- Mu përgjigj pyetjes sime. Ishte kjo e Mehmet Shehut, urrejtje kjo ndaj meje?

Fiqreti:- Kjo ishte punë agjenturore, qe kurdisur dhe qe caktuar vija e sjelljes. Po kishte momente që për çështje personale, si njëri, dhe tjetri, kush të ishte i pari. Në këtë rast, goditej Mehmet Shehu direkt nga Kadri Hazbiu. Prandaj ai thoshte: ‘O Kadri Hazbiu ç’më bëre, ti je Judë!

Kadriu:- I nderuar trupi gjykues! Unë e kam shumë të qartë dhe s’dua shumë fjalë. Si rrjedhim i këtij qëndrimi në Mehmet Shehut, tek kjo (tregon me gisht gruan e Mehmet Shehut) u krijua një urrejtje ndaj meje? Po, ose jo!

Fiqreti: Dale ti mos e ngri zërin për të na frikësuar, se nuk frikësohemi kollaj.

Kadriu:- Jo, moj.. Je trimëreshë ti këtu!?

Kryetari:- Më tutje, ke tjetër Kadri?

Kadriu:- Pllakë gramafoni e kurdisur…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb