DURRES- “BalkanWeb” zbardh dëshminë e plotë të 35-vjeçarit nga fshati Kullë në polici, që denoncoi të dashurën e tij se i kishte zhvatur 60 milionë lekë.

27-vjeçarja Enertila Beqja nga fshati Manzë është arrestuar për mashtrim, ndërsa i dashuri i saj me të cilin ka ndërprerë lidhjen që ka zgjatur për gati tre vjet, thotë se paratë ia ka marrë jo vetëm cash, por edhe në formën e dhuratave, ora të shtrenjta, veshje firmato, etj.

Sipas dëshmisë së tij të siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodjana Haxhiaj, vajza i ankohej shpesh për gjendjen e vështirë ekonomike në shtëpinë e saj, gjë që e vinte në sedër 31-vjeçarin. Edhe pse pa një punë fikse (merrej me bujqësi), i riu ka shfrytëzuar të ardhurat që sillnin nga emigracioni vëllezërit e tij.

“Në mënyrë të përsëritur më kërkonte para. Mua më punojnë vëllezërit emigrantë në Itali dhe Gjermani, të gjitha të ardhurat që i dërgonin ata për familjen ia kam dhënë asaj për 3 vjet me radhë. Më shkruante se s’kishin bukë të hanin në familje, më shkruante se donte ndihmën time. Për tre vjet i kam dhuruar ora, unaza e varëse floriri, rroba të shtrenjta. Ajo mi kërkonte këto dhe unë ja plotësoja”,- ka thënë djali, siç raporton “BalkanWeb”.

I pyetur në polici se pse e denoncoi konkretisht për shifrën 60 milion lekëshe, djali i ri ka thënë se vlera mund të ketë qenë edhe më e madhe, por kaq e ka përllogaritur duke mbledhur shumat e parave të dërguara nga vëllezërit.

Ai ka deklaruar gjithashtu se ka pasur qëllim të martohej me të, por pikërisht në momentin që e ka propozuar ka hasur në refuzimin e së dashurës. “E kisha seriozisht muhabetin me të, por e kuptova shumë vonë”, ka thënë i penduar i riu.

Sakaq policia po heton edhe në lidhje me të ardhurat që i kanë dërguar vëllezërit.

ARRESTIMI
Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen: • Enertila Beqja 27 vjeçe, banuese në Durrës.
Më datë 22.08.2017 ka bërë kallëzim shtetasi B.A. 30 vjeç, banues në Durrës, në ngarkim të shtetases së mësipërme pasi dyshohet se e ka mashtruar duke I marrë shumën prej 6 000 000 lekë të reja.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Mashtrimi” parashikuar në nenin 143/3 të Kodit Penal.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb