Zbardhen brenda 24 orëve autorësia dhe rrethanat e plagosjes së dyfishtë me armë zjarri, të ndodhur mbrëmjen e 8 shtatorit në zonën e Laprakës. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, 36-vjeçarin A. K., banues në Tiranë, dhe po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Sipas hetimeve, rreth orës 21:20, 36-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave, D. T. dhe B. D., të cilët janë miq me njëri-tjetrin. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa autori i dyshuar është larguar më pas me automjet.

Dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Identifikimi i autorit u bë pas veprimeve të shpejta hetimore nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3.

Policia vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e 36-vjeçarit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: