Ndonëse pasditja e sotme është parashikuar që të ketë zhvillime të mëdha, pasi në orën 17:00 do të mbahet seanca plenare, zbardhet shkresa e Kuvendit për Gardën e Republikës.

Në dokumentin në fjalë, të firmosur ditën e sotme nga sekretaria e Kuvendit, i komunikohet Gardës që të mos ketë asnjë pengesë për të gjithë deputetët, duke nënkuptuar kështu edhe 23 ligjvënësit e përjashtuar.

  • foto galeri

Salla e seancave plenare më 19 tetor, u shndërrua në arenën e protestës politike të opozitës dhe sidomos të deputetëve që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha. Pa nisur seanca opozitarët bllokuan vendet ku ulen ministrat dhe hoqën kartat nga ulëset e deputetëve, me qëllim pengimin e zhvillimit normal të seancën plenare. Në ato kushte kaosi, drejtuesja e seancës, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj që drejtonte seancën plenare, vendosi shtyrjen. Ndërkohë mazhoranca zyrtarisht depozitoi kërkesën për përjashtimin nga Kuvendi të 23 deputetëve opozitarë. Vendimi u mor po atë ditë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: