FRANCE– Zbardhet vrasja e shqiptarit në Francë disa muaj më parë, për heroinë. Në këtë ngjarje një tjetër bashkëkombas i tij mbeti i plagosur. Emrat e tyre nuk behen me dije, por policia franceze ka arrestuar së fundmi autorin e vrasjes së shqiptarit, ngjarje e ndodhur më 2 Dhjetor 2017 në Haute-Savoie.

Pas një hetimi 4-mujor, rezulton se vrasësi është një përdorues heroine, i cili qëlloi me armë mbi dy shqiptarët, të cilë merreshin me trafik droge. Nga të shtënat mbeti i vdekur njëri prej tyre, ndërsa tjetri u plagos.

Mediat e huaja shkruajnë se motivi i vrasjes së shqiptarit është fakti se, përdoruesi i drogës kishte nevojë për heroinë, por nuk kishte para për ta blerë.

Sipas policisë franceze, shqiptarët shesin heroinë të cilësisë së mirë, e cila kushton rreth 80 Euro për gram.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb