Policia menjëherë në zbatim të masave parandaluese për mospërhpajen e koronavirusit të caktuara nga qeveria ka mbyllur prej ditës së djeshme 522 lokale, 29 palestra 65 bilardo, dhe 39 disko, pube dhe lokale me muzikë live.

Po ashtu Policia apelon se kush nuk bindet dhe kundërshton realizimin e masave të paracaktuara do të penalizohet sipas ligjit. Pasiditen e djeshme Rama bëri të ditur se do të mbylleshin palestrat, pub-et, lokalet e natës me muzikë live kurse për lokalet e zakonshme dhe restorantet do të kishte riorganizim ku tavolinat do të vendosen në një distancë 2 metra larg nga njëra tjetra.

Tashmë me urdhërin e Ardi Veliu Policia ka për detyrë kontrollin e territorit dhe mbikqyrjen e zbatimit të masave për koronavirusin.

 

NJOFTIMI I POLICISË

Policia e Shtetit

Në zbatim të masave për moslejimin e grumbullimeve masive në ambiente të hapura apo të mbyllura, me qëllim parandalimin e përhapjes së coronavirusit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka dërguar një telegram të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe, për mbylljen e menjëhershme të lokaleve të natës, pubeve, diskove, palestrave e lokaleve ku ka grumbullimeve masive.

Në zbatim të këtij telegrami, prej mbrëmjes së djeshme, mbi 215 Patrulla të Përgjithshme të Policisë u angazhuan për zbatimin e këtyre masave.

Në të gjithë vendin, u mbyllën gjatë mbrëmjes së djeshme 522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pube dhe 18 lokale me muzike live.

Strukturat e Policisë së Shtetit do të bashkëpunojnë me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, Institutin e Shëndetit Publik, Njësitë e Qeverisjes Vendore, Prefektët e Qarqeve dhe institucionet e tjera shtetërore që i ngarkon ligji.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e pronarëve të lokaleve që të zbatojnë pa asnjë hezitim urdhrat e përcjella nga punonjësit e Policisë dhe të mos i kundërshtojnë ato, pasi moszbatimi i tyre do shoqërohet me penalitete ligjore

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb