TIRANA

Gjetje të reja pranë mozaikut të Tiranës. Vila romake e shek III, me faza ndërtimi deri në shekullin V, ka nxjerre në dritë për herë të parë, ambjentet e banimit, pas atyre të përpunimit të verës dhe vajit.
Arkeologu Mariglen Meshini thotë se “Kemi filluar të zbulojmë ambiente banimi që më përpara nuk e dinim se ku ishin” .

Gërmimet arkeologjike në zonë, nisën pas daljes në dritë të disa strukturave ndërsa bashkia po punonte për rikualifikimin urban. Aktualisht punimet janë ndërprerë ndërsa gërmimet e shpëtimit po pasqyrojnë një histori të mbuluar.

“Ka një sipërfaqe të madhe dhe shtrirje në disa drejtime. Deri tani kemi monument të cunguar. Gërmimet që planifikojmë të vazhdojnë, do kenë rikompozim tjetër të ambientit dhe shtojnë vlerat e monumentit. Është hera e parë që dalin monedha dhe kjo na ndihmon për datim të saktë të gjetjeve”, thotë arkeologu.
Vila Romake e zbuluar në së pari në vitet 1970 do të marrë konfigurim më të plotë dhe do të kërkojë një rishikim të projektit fillestar për rikualizimin e zonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb