Admirim dhe krupë. Një diplomat përshkruan atë që ndjen për drejtuesen e ekzekutivit. Në romanin “Odeja e Gëzimit” Mustafa Nano ka në qendër Shqipërinë e 2030-ës, ku kryeministre është një grua, dhe jo vetëm si urim, por edhe që të mos asociohet me personazhe aktualë tha ai

“Për të shmangur ndonjë spekulim që mund të bëhej po ta vija burrë. Se mund të shkonte mendja të ndonjë(politikan), se ne i njohim ose emra historikë ose emra që na sillen vërdallë, e kudo që ta çonin mendjen, ajo rri. Nuk e kategorizoj si roman politik, është një roman për 2030-ën, ashtu si unë e përfytyroj”, tha Nano në një bisedë me Belina Budinin dhe Suadela Balliun.

Filli lidhës i romanit është nëse ndryshimi i institucioneve mjafton për të ndryshuar edhe mënyrën se si funksionon shoqëria. Ndërsa foli për Shqipërinë, ai u ndal edhe te protesta 5-mujore në vend.

“Protesta ishte impresionante, nuk e prisja, më kapi gafil protesta, nuk e mendoja që shqiptarët ishin të aftë të dilnin në rrugë në mënyrë civile e të manifestonin kauzën e tyre si e bënë dhe ishte gjë e bukur, hera e parë që shihja Perëndimin, që në kërkim të modeleve të reagimit, e gjente në Shqipëri këtë model. Studentet i kuptoj, kanë ndërmarrë akte të tilla kudo dhe kanë qenë produktive. Si në 90-ën, ata e bënë”, tha Nano, shkrimtar, publicist e ish diplomat.

Nano tha Shqipërinë e sheh larg Evropës, në mënyrën se si funksionon, por përtej tendencës për polemikë, libri në pyetje mbi Shqipërinë, pushtetin, marrëdhëniet njerëzore dhe ëndrrën evropiane.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb