Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, teksa policia sot ka arrestuar një person dhe shpallur në kërkim një tjetër.

I arrestuari Enea Zyferi ishte i punësuar si kamerier në lokalin e të shpallurit në kërkim si autor, Armand Shaka.

Ai dyshohet të ketë ndihmuar atë dhe të ketë qenë prezent kur 34 vjeçari Koçi është mbajtur peng.

Policia e Tiranës ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me zhdukjen e Eglant Koçit.

Autoritetet bëjnë me dije se kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim 41-vjeçarin Armand Shaka, i cili dyshohet për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të Koçit.

Sakaq, policia zbulon se pavarësisht identifikimit të 41-vjeçarit dhe kontrollit të imtësishëm në ambientin e dyshuar, ku dyshohet se mbahej peng 34-vjeçari, si dhe në shumë ambiente të tjera dhe në terren, deri tani nuk është bërë e mundur gjetja e Eglant Koçit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb