KOSOVE

Data 20 tetor është konfirmuar pak ditë më parë nga moderatori Alaudin Hamiti – dita kur do të nisë transmetimin edicioni i dytë i BBV Kosova. Vetëm dy ditë larg mbrëmjes së madhe, Hamiti ka zbuluar edhe disa detaje të reja.

I ftuar në emisionin “Canape”, moderatori tha se shtëpia do të jetë më e madhe në sipërfaqe dhe numri i banorëve do të jetë më i lartë se vitin e kaluar.

Edhe dy opininistët tashmë janë konfirmuar. I pari, i cili e ndau lajmin me të gjithë miqtë e tij në rrjet është gazetari Bledi Mane, ndërsa sot është zbuluar nga produksioni edhe emri i dytë.

Krahas Bledi Manes, do të ulet në karrigen e opinionistit këtë vit edhe Anita Haradinaj. Ende asnjë emër nuk është mësuar nga konkurrentët, por ajo që dihet me siguri është se banorët do të jenë më të shumtë në numër dhe do të vijnë nga të gjitha trevat shqipfolëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: