SHKODER- Një ditë pas plagosjes së 21- vjeçarit Edmir Nilaj në një lokal nate me balerina, zbulohen të tjera të dhëna për autorin e dyshuar, Admir Dekovi, njëherësh truprojën e lokalit jashtë cilit ndodhi sherri.

BalkanWeb mëson se Dekovi, që qëlloi mbi të riun pas sherrit për një celular, në të kaluarën ka qenë një ish-komando. Madje edhe në fotot e postuara në profilin e tij në Facebook, duket qartë që mban uniformë ushtarake.
admiri3
Që prej mëngjesit të djeshëm kur dyshohet se qëlloi 21-vjeçarin Dekovi është larguar në drejtim të paditur dhe deri më tani policia e Shkodrës nuk ka asnjë informacion për të. Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, blutë e Shkodrës kanë arrestuar 4 persona të tjerë të përfshirë në sherr.
admiri
NGJARJA
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Beltojë të Malësisë së Madhe, rreth orës 03:35 të së dielës, ku i plagosur me një plumb pistolete në kokë ka mbetur Edmir Nilaj, banor i fshatit Vukël në Malësinë e Madhe. 21-vjeçari kishte shkuar bashkë me disa shokë të tij në lokal me muzikë live dhe balerina.
Por, brenda ambientit të lokalit, mes tij dhe disa personave të ulur në një tavolinë ngjitur, ka nisur një debat për shkak se Edmir Nilaj nuk po gjente telefonin e tij. Palët kanë ngritur zërin dhe në ato momente, për të qetësuar situatën, është afruar shtetasiAdmir Dekovi, i cili punon në lokalin me muzikë live si truprojë.

Palët kanë vijuar debatin dhe më pas, nga lokali kanë dalë jashtë për të mos prishur mjedisin për klientët e tjerë. Jashtë lokalit, në një moment, debati është acaruar derisa Edmir Nilaj dhe Admir Dekovi janë konfrontuar fizikisht. Gjatë sherrit, 40-vjeçari, që punonte si truprojë, ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë 21- vjeçarin, Nilaj.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb