Partia Socialiste shpërndau sot me email për mediat fjalën e kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla në Kuvend.

Por email-i i shkoi edhe ish-deputetit, Spartak Braho. Ky i fundit, i kthen përgjigje duke shkruar: “Bravo Taulant, bëni direkt denoncim sic kemi biseduar”

Ky shkëmbim mesazhesh mes Ballës dhe Brahos ka ndodhur pas akuzsave të PS-së për LSI-në në lidhje me Klement Balilin. PS e akuzoi Edmond Panaritin se I kishte dhënë tokë Klement Balilit.

Nga ana e tij Panariti reagoi pas kësaj akuze dhe sqaroi se kontratat e qiradhënies janë të hapura ndaj çdo kontrolli dhe verifikimi dhe se ajo që është publikuar sot “është dhënë me vendim të Këshillit të Ministrave dhe është kaluar për ekzekutim nga ministria e Arsimit te ajo e Buqësisë”

Spartak Braho

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: