Spekulimet rreth flagshipit të ri të Samsung, Galaxy S9, janë shtuar. Ditën e djeshme u publikua një video e telefonit dhe së bashku me të edhe data e debutimit.

Sipas një raporti të publikuar nga sajti Korean The Bell thuhet se Samsung Galaxy S9 debuton më 27 Shkurt 2018, njofton PCW.

Kjo datë do të përkonte me Kongresin Mobil Botëror vitin e ardhshëm i cili fillon më 26 Shkurt për publikun edhe pse aktivitetet dhe konferencat për shtyp të kompanive mbahen një ditë para.

Prandaj nëse Samsung do të prezantojë telefonin në Kongresin Mobil Botëror, ajo mund të jetë dita e Dielë më 25 Shkurt.

Në të kaluarën Samsung vazhdimisht ka prezantuar linjën Galaxy S në Kongresin Mobil Botëror më përjashtim të vitit të kaluar kur u prezantuan në muajin Prill.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb