Një shkencëtar britanik ka zbuluar fosilin e një dinozauri brirë mesëm, i cili kishte jetuar në Lindje të Amerikës Veriore rreth 100 milionë vjet më parë.

Një fragment i kockave të nofullës ofron dëshmi të një ndarje lindje-perëndim në evolucionin e dinozaurëve në kontinentin amerikanoverior.

Dinozaurët që kanë jetuar në kontinentin perëndimor, të quajtur Laramidia ishin të ngjashëm me ata që janë gjetur në Azi.

Dr.Nick Longrich, biolog nga Qendra e Evolucionit Milner me bazë në Universitetin e Bathit, ka studiuar nja nga këto fosile të gjetura, shkruan “Koha.net” referuar “Indipendent”. Sipas studimeve është mësuar se dinozauri i gjetur në Amerikën e Veriut i përket llojit Ceratopsia. Gjetja e këtij dinozauri ka treguar se ata kanë pasur dieta të ndryshme, dhe kanë evoluar përgjatë rrugëve të dallueshme evolucionare.

“Po aq kafshë sa janë gjetur në Australi dhe në vendet e tjera të botës, duket se ato që kanë jetuar në Lindje të Amerikës Veriore, të cilët kanë jetuar në periudhën e Kretakut të vonë kanë evoluar në një mënyrë krejtësisht ndryshme, nga ato të gjetura në pjesën perëndimore”, ka thënë Longrich,

Studimi i tij është publikuar në revistën shkencore “Cretaceous Research”, është fosili i parë nga lloji i dinozaurëve Ceratepsioan, i cili është identifikuar që ka jetuar në këtë periudhë kohore në Amerikën e Veriut.

(el.sp/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: