Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë të ditur një prej pikave që ka rënë dakord me Berishën për primaret brenda opozitës.

Ai tha se Partia e Lirisë do të fusë kandidatë potencialë në primare, në ato zona ku pretendohet se mund të kenë ndikim dhe shihen si favoritë për të fituar zgjedhjet.

Në të njëjtën kohë Meta tha se kandidatët që do ti shfrytëzojnë primaret për të dëmtuar rivalët dhe jo për të shpalosur platformat e tyre, do të përjashtohen menjëherë nga gara.

“Jemi në sintoni të plotë. kryetari i ardhshëm i bashkisë dhe kryetari i ardhshëm i këshillit bashkiak do të bëjnë një spektakël të jashtëzakonshëm në pak muaj. Partia e Lirisë respekton primaret, është një risi e jashtëzakonshme. Kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces. Kudo ku kemi kandidatë që premtojnë, do ti përfshijmë në primaret e përbashkëta të opozitës. Është e rëndësishme që kandidatët të respektojnë njeri tjetrin, cilido që shfrytëzon primaret për të dëmtuar kandidatët e tjerë do përjashtohet nga gara”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb