Kristjan Asllani është një nga lojtarët i cili nuk shfaqet në planet e Interit. Zikaltërit madje duan shitjen e kartonit të tij, për të përfituar të ardhura që do të përdoren në merkaton e verës.

Beshiktashi ndërkohë mbetet i interesuar për Asllanin. Sigurisht për një shifër më të ulët se 11 milionë euro, që ishte në klauzolë për blerjen e kartonit.

Kristian Kivu nuk e kishte në plan Asllanin që nga fillimi. Dhe kjo u vërejt te huazimet, fillimisht te Torino dhe më pas Beshiktashi. Mbetet për t’u mësuar se ku do vazhdojë karriera e Asllanit. Fakt është se mbetet larg kampionëve të Italisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb