Aktorja turke Nursel Kose, e njohur si ‘Keriman’ nga seriali “Fate të kryqëzuara”, në jetën reale është shumë më ndryshe nga ajo që na shfaqet në rol.
Keriman njihet si një grua lakmitare, mashtruese dhe e dashuruar pas gjërave materiale. Megjithatë, në jetën e përditshme “Kerimani” është një grua krejt ndryshe dhe me stil të veçantë.
Nursel Kose është e lindur në vitin 1970 në Turqi dhe tani ka 47 vjet. Ajo studioi dhe punoi në Gjermani për një kohë.