Për herë të parë këtë sezon, stadiumi “Maradona” do të jetë full, kjo për meritë të Real Madrid që i viziton të martën në vigjilje të sfidës së dytë në Champions League. Ancelotti dhe Real Madrid sjellin festë te tifozët napolitanët të cilët shpresojnë që në këtë sfidë të shohim Napolin në versionin më të mirë, atë ekip që një vit më parë dominoi futbollin italian. Lajmi i mirë është paqja që Victor Osimhen ka vendosur me trajnerin Garcia, por mbi të gjitha më tifozët dhe ambientin.

Sulmuesi nigerian foli më fjalë zemre me anë të një statusi në rrjetet sociale, ndërsa në fushë kundër Lecces shfaqi grintë dhe dëshirë ku gjeti dhe rrugën e rrjetës. Në dy ndeshjet e fundit në Serie A, Napoli ka shënuar plot 8 gola. Sigurisht, rivali i tyre të martën nuk është një rival komod, por më i vështiri i mundshëm, pavarësisht se Reali i Ancelottit nuk është ai i viteve të fundit, mbeten një ekip i frikshëm.

Napoli dhe Reali i bënë një nisje perfekte këtij edicioni në Champions duke marrë pikë të plota në sfidat e para. Të gjithë lojtarët janë në dispozicion të trajnerin Rudi Garcia, ndërsa sfida e fundit i la një shije të mirë trajnerit të Napolit: “Të gjithë po kthehen në nivelin e tyre më të mirë, jemi në rrugën e duhur”, u shpreh Rudi Garcia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb