TIRANE

Zëdhënësi i Presidentit, Ilir Meta, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Frrok Çupit në Top Channel si dhe të Baton Haxhisë në TV Klan në debatet televizive. Përmes një postimi në facebook, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi i ka etikuar ata si ‘qenër të UDB-së’.

“Nuk mund t’i ndalojmë qentë të lehin! Edhe kafshët kanë të drejtat e tyre! Sidomos qentë e rrugës dhe të UDB-së në këto kohë të fantazmave me shkëmbime territoresh!”- shkruan Blushi në statusin e tij në facebook.

Reagimi i ashpër vjen pas deklaratave të Frrok Çupit në emisionin ‘Open’, i cili u shpreh se Meta po kalon një krizë personale dhe sipas tij krizat personale nuk duhet të shpalosen në publik. Ndërkohë në një lidhje direkte për “Opinion” gazetari Baton Haxhiu u shpreh se ky pozicionim i Presidentit është moralisht problematik dhe politikisht legjitim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb