Ministrja Elisa Spiropali e ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News 24 i është përgjigjur zëdhënsit të presidentit Tedi Blushi i cili e quajti të çmendur në një status në FB.

Spiropali thotë se një njeri me ndërgjegje apo një qytetar që respekton traditën nuk mund t’i bëjë këto komente. Po ashtu ajo thotë se një tufë halabakësh kanë kapur institucionin e Presidentit.

”Replikat janë për të qeshur. Patjetër ndaj meje, ndaj ministrit të brendshëm, ndaj kryetarit të Komisionit të Ligjeve. Saga e reagimeve vijon. Unë jam në një moment shumë të lumtur të jetës sime, edhe personalisht, edhe duke parë zhvillimet e fundit për Shqipërinë, për atë Konferencën e Donatorëve, nga fakti që ne kemi marrë jo vetëm një shumë parash por edhe imazhi i Shqipërisë në sy të ndërkombëtarëve, në prag të çeljes së negociatave, në prag të vendimit të KE është fakt që Meta do të goditasë në themel këtë moment të mirë. Janë një tufë halabakësh që kanë marrë peng institucionin e Presidencës.

Ato deklarata nuk mund t’i bëjë asnjë njeri me ndërgjegje apo respekton të paktën traditën. Dhe nuk sulmon personalisht në emër. Dhe në të gjitha deklaratat e mia nuk ka asgjë personale, s’kam asgjë me Presidentin Meta, as më ka lidhur as do më lidhë shpresoj. Nuk mund të rri pa reaguar kur Meta zgjedh në kohë të tillë të sulmojë. Për t’u a hequr shqiptarëve për t’u hequr atë pak gëzim. Për të nxjerrë sërish njerëzit në rrugë dhe për të goditur në zemër të saj procesin e çeljes së negociatave”- tha Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb