Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në emisionin Open në News 24 komentoi protestën e PD-së më 8 Shkurt.
Zekthi tha se PD përdor një gjuhë që është hiperbolike, kur thotë “se ajo e së shtunës do të jetë protesta më madhështore e mbajtur ndonjëherë”.
Sipas tij, nga moskoherenca, PD është bërë e pabesueshme.
Fitim Zekthi: Opozita është jokoherente, është bërë e pabesueshme nga gjuha hiperbolike.
PD tha njëherë se do bëj revolucion, pastaj e la, tha nuk hyj në zgjedhje dhe hyri, nuk shoh koherencë. Kjo qeveri duhet të ikë, por kjo opozitë nuk përfaqëson dot shpresën e shqiptarëve.
(Balkawneb)