Ukraina do të vendosë kufizime për organizatat fetare në vend që kanë lidhje me Rusinë, tha Presidenti Volodymyr Zelensky.

“Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes ka udhëzuar qeverinë që t’i propozojë parlamentit një projekt-ligj për ndalimin e aktiviteteve në Ukrainë nga organizatat fetare të lidhura me qendrat e ndikimit në Rusi”, tha Zelensky.

Zyrtarët e sigurisë kombëtare duhet të intensifikojnë masat për të identifikuar dhe luftuar aktivitetet subversive të shërbimeve speciale ruse në hapësirën fetare në Ukrainë.

Ukraina kishte qenë nën udhëheqjen shpirtërore të Moskës që të paktën nga shekulli i 17-të, por një pjesë e Kishës Ortodokse të Ukrainës u shkëput me Moskën në vitin 2019 për aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe mbështetjen për separatistët në Donbas.

Në maj, lufta bëri që dega e Kishës Ortodokse të Ukrainës, e mbështetur nga Moska, të ndërpresë lidhjet me Rusinë, në një lëvizje historike kundër autoriteteve shpirtërore ruse.

Patriarku Kirill, udhëheqësi i Kishës Ortodokse të Rusisë, në tetor kur tha se sundimi i presidentit rus Vladimir Putin ishte mandatuar nga Zoti, ndërsa ai i uroi liderit rus për ditëlindjen e 70-të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb