Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në Belsh. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:15, në rrugë rurale, në fshatin Dëshiran.

Mësohet se shtetasi me inicialet R. Q., 74 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor ‘Zetor’, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb