Zëvendës-trajneri i Laçit, Klevis Hima analizoi fitoren 0-2 ndaj Bylis.

“Mënyra sesi konkretizuam ndeshjen ishte e atillë që të prisnim momentet për goditje duke marrë parasysh se Bylisi donte me çdo kusht 3 pikë dhe do të bënte gabime prapa. Tentuan dhe shënuam. Mazrekaj është në formë jot ë mirë pasi ka pasur një dëmtim. Dihen cilësite e tij, sapo u fut dha 2 asiste. Më bëhet qejfi që ekipi fiton edhe kur ka lojtarë si Mazrekaj e Shkurtaj në stol. Nuk ndihemi inferior.

Shkurtaj u dëmtua në stërvitje dhe nuk udhëtoi fare me ekipin por do të rikthehet ndeshjen tjetër. Këto lojtarë janë por me ardhjen e profesor Nicës, dihet që sa herë ka drejtuar Laçin ka marrë rezultate të mira. Me qetësinë që ka si trajner, e njeh mirë kampionatin. Duhet ta falenderojmë të gjithë. Çelësi i suksesit ky është. Sot ishte një hap i sigurtë drejt Europës, kemi edhe 5 hapa të tjerë dhe besoj se jemi shumë afër” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: